-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush po i nxjerr në shesh sekretet e SPAK-ut? Dumani flet në fund të mandatit

Kryesoret

SPAK ka qenë shumë herë në qendër të debatit për nxjerrjen e sekreteve hetimore për dosje të forta. Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani është shprehur sot se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë.

“E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur” tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e mediave, Altin Dumani – në javën e fundit si drejtues i SPAK – është shprehur se puna në krye të organit qendror të akuzës në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë.

“Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët. Shumë çështje do doja t’i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit