-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Për ne është festë e 4 fishtë, së bashku me Shqipërinë së shpejti në BE

Kryesoret

Presidentja e Kosovës e cila ndodhet sot në Shkodër në kuadër të festave të nëntorit ka uruar të gjitë shqiptarët kudo që nodhen, më tej para mediave ajo u shpreh se Kosova dhe Shqipëria kanë punuar jashtëzakonisht shumë në rrugën diplomatike për të qenë sa më shpejt pjesë e BE-së.

“Secila vizitën në Shkodër është e veçantë. Është kënaqësi që kthehem sërish. Është një qytet që e ka ndihmuar Kosovën në momentet më të rënda. Ju e dini që edhe në 1998-1999, qytetarët e Gjakovës kanë ndenjur këtu. Shkodra ka qenë krahë nesh edhe për rindërtimin tonë. Ehe tani po ecim përpara si dy shtete që synojmë integrimin në BE. Është emocion që në prag të festës së flamurit gjendemi në Shkodër.

Për ne është një festë e 4-fishtë, festa e flamurit, nesër dita e pavarësisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar i Adem Jasharit dhe përvjetori i daljes së parë publike të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si Kosova edhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta, krenare dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE”, u shprehu Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit