Një ditë pas debatit gjatë mbledhjes së PD-së në Kamëz mes deputetit demokrat Flamur Nokës dhe antares së PD-së Anila Aliaj, gjithçka nisi për procesin e parregullsisë në zgjedhjet primare, teksa kjo e fundit u përjashtua nga kryesia e partisë.
Pas kësaj me anë të një njoftimi në facebook ka reaguar anëtarja e PD-së duke mos kursyer akuza mbi Sekretarin e Përgjithshem të PD-se, Flamur Nokën.
Njoftimi i plotë i Aniles
Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.
Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.
Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.
Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë.
Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.
Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju.









