-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për skandalin e Llogarasë, Noka: Kam hallin e taksave, Balluku kumbullat i ha me Ramën

Kryesoret

Sekretari i Përgjithsëm i PD-së Flamur Noka, sot në një dalje televizive foli përsëri për zv.kryeministren Belinda Ballukun, padronin e saj Edi Rama dhe kënvështrimin e opozitës ndaj atyre.

Fjala e plotë e Nokës

Po të shihni po bëhen përpjekje titanike për ta errësuar këtë çështje dhe për të shpikur nga regjimi, narkosi, ju përgëzoj që e ngrini këtë debat. Shihni në media të tjera. A bëhen emisione? Në një vend demokratik ky skandal, bie qeveria. Po këtu çdo ndodh? Pengon integrimin largimi i BB thotë Rama, e kuptoni apo jo? Sepse te turqit shkoi Rama. Marrëveshjen me turkun e bëri Edi Rama. Pse Rama po paguan media, presion që të mos bëhen emision për Belindën, tunelin. Sepse në krye të aferave të Belindës është Rama. E lëshoi kollaj Erionin për një çështje që nuk ishte Rama. Edhe Beqjan. Por te rastet e BB është vetë Rama, edhe te aeroporti.

Zonja Balluku është një ushtare por mesa duket ka vepruar bashkë me Ramën dhe nuk ka ngrënë kumbulla pas shpine. Kam hallin ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve dhe pse janë vjedhur, dhe këto media bëjnë çmos të mos përmendet skandali i tunelit. Ka dhe përgëzoj prokurorët që kanë guxuar të ecin në këtë drejtim. Unë kam hallin e taksave.

Balluku nuk ka ngrënë kumbulla se i ka ngrënë bashkë me Ramën. Prandaj Rama thotë largimi i saj na pengon integrimin. Kjo është e gjitha. Duhet të sqarojmë se vjedhjet e Ballukut janë bërë në bashkëpunim me Ramën. Rama e sheh se po i afrohet diçka në oborr.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit