Zhgënjehet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj, pasi klubi i Lacios ka marrë vendimin mos të përfshijë në ndeshjet e Seria A lojtarin kuqezi të paktën deri në janar siç raportojnë mediat italiane.
Në fakt, mbrojtësi po vuante një dëmtim që pësoi me Kombëtaren në ndeshjen ndaj Anglisë, kur la fushën në minutat e parë të sfidës.
Ai dukej se ishte drejt rikuperimit, por kështu nuk e mendojnë te Lacio.
Klubi ka dalë sot me një komunikatë, ku bënte të ditur se Hysaj ishte hequr nga lista e futbollistëve për Serinë A, duke vendosur aty Fisajo Dele-Bashiru.









