Sali Berisha komentoi shkurtimisht takimin e disa eksponentëve të Partisë Demokratike, duke thënë se takimet në kafe nuk përbëjnë lajm.
Ai theksoi se PD mbetet forca më e hapur dhe demokratike në vend, ku diversiteti i mendimit ka qenë dhe do të mbetet i pranishëm.
“Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them.
Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet. Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës dhe Lubisë. Diversitet mendimi në këtë parti ka patur dhe do ketë.”









