Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.
Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.
Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritetet më të larta shtetërore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre.
Edhe sot në këtë ditë kuqezi, 5Pyetjet.al uron gëzuar të gjithë shqiptarëve.









