-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha hap dosjen e SPAK-ut: Rama dhjetëra mesazhe me Lubinë dhe Berberin

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se në dosjen e SPAK ka dhjetëra mesazhe që kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer me Belinda Ballukun dhe ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi për tunelin e Llogarasë prandaj sipas tij po e mbron duke i bërë presion Kushtetueses.

“Rama po bën gjithçka, cdo presion që Kushtetuesja të vendosë në kundërshtim me ligjin dhe normat e standardin Europian. Ai u tha shqiptarëve në prani të Marta Kos, që pezullimi i një zv/ kryeministri është akt i pashembullt në Europë, ndërkohë që kam paraqitur 10 raste ministra, zv/ kryeministrja që janë pezulluar nga gjykata e vendit si persona në hetim por jo të dënuar.

Edi Rama është urdhër-dhënësi i tenderit të tunelit të Llograsë. Për Ramën ka sot në dosje me dhjetëra mesazhe si me Lubinë, ashtu edhe me Berberin. Ne do ta vazhdojmë betejën. Lubia i ka thënë ati (Edi Ramës) unë nuk të lëshoj ty, do të marr me vete, sepse unë nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam zbatuar porositë. Nuk e mori Lubia Ramën në Ankara, por Rama, Lubinë.

A do ta fitojë Rama? Edhe mundet, se këtu gjykatat kanë faktuar se kanë marrë cdo lloj vendimi, por një gjykatë që vendos kundër vendimit të pezullimit shkelmon kodet dhe ligjet e vendit. Nuk ka të bëjë pezullimi me asnjë të drejtë themelore të njeriut, por bllokimi i pasaportës dhe detyrimi për t’u paraqitur. Për këtë, në rastin e Sali Berishës, Gjykata Kushtetuese dha OK. E shkeli gjykata, është punë e saj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit