Opozita e Partisë Demokratike zhvilloi sot një foltore para kryeministrisë, ku përdori një skenë simbolike për të ironizuar situatën e kryeministrit Edi Rama.
Në trotuar u vendosën manekina që përfaqësonin socialistë të hetuar ose të burgosur nga SPAK, përfshirë edhe ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, e pezulluar nga GJKKO.
Manekini që simbolizonte Ramën ishte vendosur mes tyre, por në dallim nga të tjerët, nuk kishte veshje të burgosurit, duke treguar në mënyrë të qartë mesazhin satirik të protestuesve.









