Kryetari i PD-së, Sali Berisha sot u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje për dosjen “Partizani” edhe pse dosja është në gjyq. Sapo doli nga dera e Oficerit të Policisë Gjyqësore, sulmoi direkt gjyqtaren Irena Gjoka për fshehjen sipas tij të dënimit në Greqi dhe Altin Dumanin, që po sipas tij po e mbron nga shkarkimi me lëvizjen e hapjes së një hetimi paraprak.
LIVE-Berisha: Llumi dhe kriminelët brenda SPAK-ut









