-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Kaso: Askush nuk është mbi ligjin kur ka korrupsion

Kryesoret

Deputeti demokrat i Korçës, Ivi Kaso mbajti fjalën e tij sot në foltoren e radhës të PD-së përpara kryeministrisë.

“Në janarin e viti 81 presidenti i sapozgjedgur Regan në ceremoni në inagurimin në këtë krizë të sotme qeveria nuk është zgjidhja, por problemi. Nëse e thoshte në një vend ku funksionon ligji dhe demokracia. Qeverisja është kthyer në hallin më të madhe të shqiptarëve, kemi një bandë kaçakësh të veshur mirë, që ndjekin urdhërat e kryekaçakut me një synim të vjedhi çdo gjë, të përzërë shqiptarët të tallë fermerët të katandisë nxënësit në ditën më të zezë. Nëpërkëmb çdo kritikë, ka synim opozitën ta kthejë në shtojcë qeverisë. Nuk ka ndodhur thotë në Europë, që të pezullohet ministri nga gjykata. Në Europë nuk ndodh që ministri i pandehur të merret në mbrojte. Ose jep dorëheqje ose shkarkohet. Nëse shteti dëmtohet, në Rumani pezulluan 3 ministra njëherësh për korrupsion. Pasi ish kryeministri refuzonte ti shkarkonte. Në Itali ministra u shkarkua në Francë kemi 2 të shkarkuar në dy periudha, Belgjikë Kroaci, Spanjë. Për të mos folur poër arrestimin e ish kryeministrit të Bosnjës.

Kjo është e vërteta. Me refuzimin për shkarkimi ne Ballukut po mbron vetëm veten e tij. Krijon precedent ë rrezikshëm që rreket të mbrojë jo vetëm atë por çdo zullumqarë. Venecia tha se askush mbi ligjin kur ka korrupsion. Rama e di që me arrestimin e Ballukt, do kërkohet koka e tij. Nëse futet në morsën e drejtësisë do duhet të përgjigjet edhe për shumë krimet tjera. Është shefi i atyre që janë sot në hetim dhe duhet ta ndajë që shefi ose di dhe është i korruptuar ose di por është i mangët. Do t’i duhet të përgjigjet edhe skandalin e Qukës Qafë Plloçë që u shemb me shiun e parë. Me një qeveri të përgjegjshme ose 43 km nuk do kushtonin më shumë se 90 mln euro. PD e ka denoncuar prej më shumë se 1 viti aferën e rrëmbimit të pronave në Gjipe. Do dalim në këtë foltore për të drejtën e fjalës, demokratët nuk duhen të dekurajohen siç nuk u dekurajuam ne për 46 javë radhë në bashkinë e Tiranës,” shprehet Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit