I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, gazetari Mentor Kikia komentoi çështjen e zonjës Balluku dhe rolin e SPAK dhe politikës në zgjidhjen e rasteve të zyrtarëve të lartë.
Ai theksoi se, sipas tij, sfidat nuk mund të zgjidhen vetëm nga organet e drejtësisë, por kërkojnë edhe një përfshirje politike për të arritur rezultate.
“Zonja Balluku do të vazhdojë të bëjë tendera, dhe gjyqi do të vazhdojë pas 10 vitesh. Këtu ka diçka ndryshe, se SPAK-u nuk qeveris vendin këtu, por qeveria. Dhe nëse qeveria nuk merr masa, këto qeveria bashkohen dhe mbrojnë njëri-tjetrin, se janë të gjithë hajdut. Zgjidhja është politike. SPAK-u nuk bën të gjitha zgjidhjet. Do të hiqet zonja Balluku dhe të vij një tjetër. E theksoj: zgjidhja është politike. Çfarë duhet të ndodhë, që të shkojmë te zgjidhja. Në parlament do të mblidhen së bashku dhe e mbrojnë njëri-tjetrin. Detyrë e opozitës politike është që këtë hajdute ta shndërrojë në kabinet. Në fund, unë mendoj dhe besoj që duhet ta zgjidhë politika dhe SPAK-u,” tha Kika.









