Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin mbrëmjen e djeshme ku u ekzekutua brenda mjetit të tij tip “Range Rover”, biznesmeni Mondi Mehalla alias Edmond Hyka, ky i fundit identifikohej me dy identitete.
Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit.
Sipas policisë bëjnë makina e përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.
Dyshohet se 43 vjeçari ka patur precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Grupi hetimor po heton disa pista që i konsideron si të mundshme në zbardhjen e motivit të ngjarjes.









