Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës i cili e ftoi në debat të hapur publik që të tregonte se ku i kishte parë vendimet e Komisionit të Venecias apo raste të tilla analoge në Europë që një gjykatë nuk mund të pezullojë një ministër, referuar rastit të Belinda Ballukut. Por Edi Rama përmes një postimi me video në Facebook, tha se këtu nuk bëhet fjalë për atë apo fatin e Belinda Ballukut por fatin e institucionit dhe balancën që duhet ruajtur mes pushteteve për të mos ndërhyrë tek njëri tjetri për të cenuar pavarësinë.
“Unë jam palë dhe flas si palë. Nuk bëj presion ndaj askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që nuk ka lidhje me rolin tim. Unë flas për publikun, për një proces që ka të bëjë me balancën e pushteteve të pavarura në vend”, u shpreh Rama.
“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres?
E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës. Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt.
Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha Rama.









