I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, juristi Indrit Sefa diskutoi mbi vendimin e gjykatës për Ballukun dhe masat e sigurimit që mund të ishin marrë.
“Ideja është që në praktikën tonë, në vlerësimin tim, lejohet për këtë që i thashë Ballukut. Mund të kishte marrë edhe masën e arrestit me burg, por prokuroria kërkoi pezullimin e Ballukut. Ky është rasti i parë që SPAK e ka marrë të pandehur dhe më pas i dha masën e sigurisë, gjithsesi ata duhet ta merrnin vetë masën. Përderisa SPAK e thirri, nëse do të donte, mund të tërhiqej vete nga posti si zv.kryeministre. Edhe kishte afat, por kjo nuk u bë.”” shprehet Sefa.









