I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prenci, komentoi situatën politike dhe rolin e SPAK në vend.
Ai theksoi tensionet mes institucioneve dhe pushtetit ekzekutiv, duke shtuar se sapo SPAK ndërhyn tek zyrtarët e lartë, dinamika politike ndryshon.
“Unë anoj në krahun e popullit dhe nuk kam detyrën e popullit. Politika është në hall. Neve na intereson të fitojë gjykata dhe SPAK-u. Dhe a ka marrë fund qeveria? Ne jemi të angazhuar që të dënohet edhe kryeministri, edhe kushdo tjetër – populli këtë kërkon. Sapo SPAK-u troket në derë të zyrtarëve të lartë, ndryshon puna. Tani, sipas mendimit tim, politika dhe krimi janë në bashkëpunim me njëri‑tjetrin. Kryeministri paska të drejtë, por nëse në kabinetin e tij mbledh dallkaukë që kanë mendjen të vjedhin, dhe sapo SPAK troket te dera e këtyre, ai revoltohet. Pra, këtu nuk ka vetëm një Rama dhe një Balluku,” tha Prenci.









