Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuza qeverinë se ofron shërbime reale për pensionistët, duke theksuar se rritja e pensioneve për vitin e ardhshëm është vetëm 0.8%, ndërsa inflacioni pritet të jetë 3%.
Ai kërkoi që Kuvendi të miratojë propozimin e partisë së tij për dyfishimin e pensioneve dhe akuzoi kryeministrin Rama për keqmenaxhim dhe projekte korruptive, si rrugët e shtrenjta që sipas tij kushtojnë 5-6 herë më shumë se në vendet e BE-së.
“Problem nuk qëndron tek mundësitë ekonomike por tek mënyra se si Rama i ka vendosur prioritetet. Dhe sipas Ramës pensionistët nuk meritojnë të trajtohen me dinjitet. Çdo pensionist duhet ta dijë se vetëm 0.8 % parashikohet rritja vitin e ardhshëm ndërsa niveli i inflacionit parashikohet me 3 %. Është kriminale”, tha ai.









