Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në QSUT pas trajtimit të filluar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku u transportua pas përkeqësimit të gjendjes.
Policia njofton se, sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se i mituri kishte konsumuar fotoksinë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për vlerësim dhe hetimet për ngjarjen janë në vazhdim.









