-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Jemi në betejën vendimtare , Rama nuk do ta gëzojë mandatin e katërt

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha nisi sot ciklin e foltoreve me bazën e demokratëve.

Sot u ndal në njësinë numër 9 në Tiranë, teksa foli edhe për analizën e partisë post-zgjedhje.

“Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit.
Absolutisht e debatit të lirë.
Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh.
Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u paraqit te komisioni, nuk bëri këtë, nuk bëri atë.
Këtë dhuratë nuk mund t’ia bënim ne kurrë atij.
Asnjë arsye nuk ka pasur në vonesën tonë të fillimit të analizës përveç kësaj.
Asnjë tjetër.
E dyta, prej kësaj kaluam në zgjedhjet e Tiranës.
Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore.
Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer.
A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona?
Në asnjë mënyrë.
Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike.
Po.
Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime.
Kam vetëm dy kërkesa.
Jo gjah shtrigash.
Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit.
Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë?
Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet,” shprehet Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit