Partia Demokratike do të jetë kundër listave të mbyllura. Lideri i opozitës, Sali Berisha, foli prerë në takimin me qytetarë e simpatizantë të PD, duke i cilësuar jo demokratike. Ai tha se të gjitha partitë opozitare janë dakord që të mos pranojnë të garojnë me dy lista.
“Ne nuk pranojmë një sistem me lista të mbyllura, ne mund të mos e pranonim djhe në zgjedhjet që shkuan, por kjo do të kërkonte një ujdi të plotë opozitare. Nëse nuk do të binim dakord, ajo do ta kërcënonte PD, nëse nuk do të hynte në zgjedhje, bënte një vetëvrasje. Ai sistem, të parët kundër tij do jemi ne. Këtu diskutojmë si ti zgjedhim kandidaturat, ne përdorëm Primaret. Ishin vota juaj në listat e hapura, harrojeni se nuk do të jenë më në listat e tjera. Sic i përdorëm ne janë shumë të rralla, pra pa seleksionim, vendi që i ka bërë më herët se ne i ka me seleksionim. Këto do të jenë objekt i diskutimit tuaj, nuk jam unë që do të vendosë,” shprehet Berisha.









