Dëmtohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2-0 Gorican, kuqeziu ka pësuar dëmtim të rëndë.
Në fundin e takimit futbollisti shqiptar u largua nga fusha me barelë. Nga mediat kroate apo klubi i Dinamo Zagreb nuk ka një saktësim për dëmtimin dhe sa pritet të mungojë 27-vjeçari.









