-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjet pallati në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zjarrin që shpërtheu në një pallat në Tiranë, duke sqaruar masat që do të merren për familjet e dëmtuara.

Në një postim në platformën X, ai theksoi se pallati do të rindërtohet plotësisht nga ndërtuesi dhe u bëri thirrje qytetarëve të sigurojnë banesat e tyre për të shmangur pasojat financiare të fatkeqësive.

Rama falënderoi zjarrfikësit dhe forcat e rendit për punën e tyre heroike në shpëtimin e jetëve.

Posti i Ramës:

Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.

Pallati u dogj, të lënduarit jashtë rrezikut

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit