Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Kjo kërkesë ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese ka regjistruar kërkesën e bërë nga qeveria për pezullimin e vendimit të GJKKO, koj e fundit në vendimin e saj ka pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.
Sipas opozitës, kërkesa e qeverisë për shfuqizimin dhe pezullimin e vendimit të GJKKO-së përbën “ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e drejtësisë” dhe një “akt të paprecedent të mbrojtjes institucionale të një të pandehuri”.









