-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qori: Në cilin vend evropian një ministër me akuza të shumta mbetet në detyrë

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për mënyrën se si po trajtohet çështja e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra dhe nën hetim për abuzime në tendera publikë.

Qori ironizoi kryeministrin Edi Rama për referencat e tij të vazhdueshme ndaj modelit evropian, duke pyetur nëse ekziston ndonjë vend perëndimor ku një ministër me akuza të shumta korrupsioni vazhdon të mbajë postin.

“Meqënëse i ka qejf shumë shembujt nga Evropa unë kam një pyetje për Edi Ramën: Në cilin vend të Evropës, një ministër, ka 2 akuza zyrtare për korrupsion që mund të bëhen 3 ose 4 dhe nuk jep dorëheqjen ose kryeministri nuk e shkarkon?

Në botën e përparuar demokratike, ministrat japin dorëheqjen për një gabim të të shkuarës së tyre, si për shembull plagjiatura, kopjimi në studimet universitare, ndërkohë që këtu në Shqipëri, Belinda Balluku akuzohet për vjedhjen e miliona eurove, vazhdon të jetë zv.kryeministre dhe Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, madje ka marrë edhe rolin e kalorësit të ndarjes së pushteteve.

Latinët kishin një shprehje ‘O tempora o mores’, pra ‘Në çfarë kohe jetojmë!’ tamam në një kohë ku vidhemi dhe poshtërohemi pa fund,” shprehet Qori

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit