-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet të japin dorëheqjen

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar publikisht që kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku, të japin dorëheqjen. Ai e konsideron dorëheqjen si një standard themelor të demokracive perëndimore dhe akuzon qeverinë për degradim të institucioneve dhe mungesë përgjegjësie.

Postimi i Salianjit:

Edi Rama e ka prishur politkën! E ka bërë politikën të papërgjegjshme, të shthurur, pa mision e pa kontratë me njerëzit.
Ministra, deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë përballen me drejtësinë, por nuk lëshojnë postet. Nuk japin doreheqjen, nën pretekstin e pamoralshëm të prezumimit të pafajësisë. Ligji gjykon faktin, politika përgjegjësinë. Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Ky është standarti i demokracisë perëndimore!
Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë marr peng politikën dhe Shqipërinë me hallet e veta. Dhe kjo është një papërgjegjshmëri historike!
Në këtë tablo, jo më pak e rëndë është adminstrata dhe institucionet e sigurisë të cilat janë mbushur me njerëz pa arsim e pa integritet, thjesht halabakë të emëruar për vota. Shteti është kthyer në presion, në frikë dhe në mbytje të lirisë së qytetarëve.
Institucionet nuk janë më vend shërbimi, por hapësira banaliteti dhe vjedhjeje. Shqiptarët ikin; të rinjtë ikin; vendi zbrazet dhe politika është reduktuar në një çështje private, të turpshme.
Duhet të rikthejmë politikën për të mundur Edi Ramën. Do ta mundim, sepse kemi moralin dhe të vërtetën, forcat e vetme që ai nuk mund t’i kontrollojë.
Bashkohuni me Partinë Demokratike! Bashkohuni në protestë dhe reagim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit