-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua Mogherini! Gjin Gjoni: Të shpresojmë mos jetë e lidhur me korrupsionin në Shqipëri

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, ka reaguar pas lajmit për ndalimin në Bruksel të ish-shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Europian. Ai u shpreh se shpreson që të mos jetë e lidhur edhe me korrupsionin e Kolegjit të Europës në Shqipëri.

“Rektore aktualisht është arrestuar për shkak të korrupsionit dhe shpresoj të mos jetë e lidhur edhe me korrupsionin në lidhje me zgjedhjen e Kolegjit të Europës në Shqipëri. Të shpresojmë”, tha Gjin Gjoni.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se: “Ndaloni mbështetjen madhështore për diplomatët e huaj, ja tek e keni mbështetësen tuaj Federika Mogerini, nisur nga lajmet e fundit, e kanë arrestuar për Kolegjin e Evropës.

Ndaloni përdorimin e diplomatëve të korruptuar në Tiranë. Ata duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve, me valixhe në bodrum apo me zarfa në duar. Ja ku e keni Federika Mogerinin, e arrestuar, që ju mbështeti për reformën në drejtësi, i dhatë edhe tokë publike në zemër të Tiranës.

I keni falur tokë atje ku protestojnë qytetarët, në mes të Tiranës. Pse? Ne këtu jemi të gjithë të barabartë. Jeni ju që duhet të na dëgjoni ne”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit