Derbi i takon Dinamos. Dinamovitët triumfuan me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Tiranës, në sfidën e luajtur në “Air Albania”.
Humbje turpëruese për Tiranën, që mbetet në vendin e fundit dhe rreziku i rënies bëhet gjithnjë dhe më i madh.
Guindo zhbllokoi takimin në minutën e pestë, ndërsa Qardaku dhe Bregu vazhduan spektaklin e golave në pjesën e parë. Në fundin e fraksionit, Rafa shënoi për Tiranën, duke ngushtuar shifrat.
Në pjesën e dytë, Dinamo shënoi edhe tre herë të tjera, me Lorenco Vilën, Eridon Qardakun dhe Dejvi Bregun. Golin e dytë për Tiranën, e shënoi Etien Tare në minutën e 76-të.
Ekipi i Dajës renditet në vendin e katërt me 23 pikë. Të besuarit e Nuhiut mbyllin klasifikimin.









