Në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputetët e opozitës dhe maxhorancës kanë diskutuar për disa ndryshime në Kodin Rrugor, sipas tyre thuhet se këta ndryshime e përafrojnë legjislacionin shqiptarë me atë të BE-s.
Brenda komisonin nuk ka munguar edhe krahasimi i punës të bërë nga dy partitë politike gjatë këtyre viteve në qeverisje, sipas Klevis Balliut, PS nuk ka bërë as gjysmën e rrugëve që ka bërë PD në kohën e saj.
“2.700 është më e madhe se 1400 që keni bëre ju. Siguria rrugore vjen nga cilësia e dobët e ndërtimit të rrugëve. Vetëm për rrugët e PD mos flisni, asnjë nga ato rrugë nuk është prishur nga shiu”, tha Klevis Balliu.
Pas këtij të fundit ka ardhur kundërmesazhi i deputetit socialist të qarkut të Matit, i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 2025 Agron Malaj.
“Një rrugë Kombi bënë këta dhe e trumbetojnë. Ju llogarisni edhe rrugët që keni lënë rrugëve”, u shpreh Malaj.









