Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga qeveria dhe parlamenti që të garantojnë mbrojtje më të fortë juridike për minatorët, duke marrë shkas nga situata e krijuar në minierën e Spaçit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se ligji i ri u jep siguri të shtuar juridike investitorëve, por sipas tij duhet të sigurohet që mos krijohet një pabarazi me punonjësit që punojnë në kushte të vështira.
“Mos të kemi një çekuilibër. Po për sigurinë juridike të punëtorëve kush flet? Ngjarja në minierën e Spaçit tregon se kemi ende probleme serioze në këtë aspekt,” u shpreh ai, duke theksuar se minatorët, shqiptarë dhe të huaj, meritojnë mbrojtje për jetën e tyre dhe të ardhurat që sigurojnë me punë të rrezikshme.
Braçe kërkoi që siguria dhe të drejtat e punëtorëve të jenë po aq prioritet sa siguria juridike e investitorëve









