-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja çtha babai i te miturit 2 ore para se djali te nderronte jetë

Kryesoret

Adem Babo, babai i 15-vjeçarit të plagosur rëndë në Durrës nga bashkëmoshatarët e tij, ka treguar në emisionin “Në Kohë Reale” se gjendja e djalit mbetet kritike. I riu po lufton prej 10 ditësh për jetën, pasi ka marrë infeksion të rëndë në mushkëri dhe në tru si pasojë e goditjeve me thikë.

Fillimisht ai u trajtua katër ditë në spitalin e Durrësit, por për shkak të komplikacioneve u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku vazhdon të jetë i intubuar.

Sipas Babos, djali ka marrë disa goditje në organet jetësore: në stomak, një dëmtim të thellë në këmbë dhe dy goditje pranë zemrës. Megjithatë, mjekët vlerësojnë se dëmtimi në mushkëri, që ka shkaktuar infeksion të rëndë, është më kritik.

Ai tha se u njoftua për ngjarjen nga një shok i djalit, ndërsa shtoi se konflikti ka ndodhur jashtë shkollës, në kohën kur 15-vjeçari ishte me rroba pune pasi pasdite punonte në një lavazh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit