Ditën e djeshme në Kuvend, gjatë seancës plenare Partia Socialiste ka rrëzuar me shumicë votash 4 nismat e paraqitura për projektligje nga deputeti demokrat, Eno Bozdo, i cili kërkonte uljen e çmimit të karburanteve.
Seanca është mbyllur në orën 00:35, ndërkohohë Kryeministri Edi Rama është paraqitur në Parlament në momentet e fundit vetëm për të votuar.
Nga ana tjetër një grup deputetësh demokrat kanë hedhur edhe akuza të rënda ndaj Kryeministrit, pasi sipas tyre ka patur frikë të paraqitet në Kuvend, madje Berisha në fjalën e tij e ka konsideruar si argat të Beogradit.









