Këtë të premte në orë 19:00 Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë, e cila kërkon dorëheqjen e Edi Ramës nga qeveria.
Lidhur me këtë tubim ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila thekson se edhe protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore por situata mund të përfundojë ndryshe.
Ambasadës së SHBA në Tiranë, qytetarëve amerikanë u kërkon të mos marrin pjesë në këtë protestë, të shmangin zonat ku do të mbahet tubimi si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet.









