Sot mbahet senaca e dytë plenare e javës, pas asaj të ditës së martë.
Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, teksa tha se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me landet e Gjermanisë dhe për këtë qeveria jonë duhet të fokusohet në këto bashkëpunime.
“Nuk duhet harruar se në këto lande jetojnë dhe një numër i konsiderueshëm i komunitetit shqiptar. Dua ti falenderoj edhe për mbështetjen që na kanë dhënë në zgjedhjet parlamentare. Ne nuk i shohim ata vetëm për votën, por ato janë pjesë e jona”, u shpreh Balla.









