Një ditë pasi një kongresmen amerikan kërkoi që të rishikohet puna e reformës në drejtësi në Shqipëri, Ministri i Drejtësisë Besford Lamallari foli me superlativa për atë që është bërë deri tani.
“Reforma ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi shpejt europian. Sot “Shqipëria si gjithë Europa” nuk është më thirrje utopike pas kolapsit të komunizmit.
Një vend kandidat me të gjithë kapitujt e hapura tashmë, është edhe arritje e Reformës në Drejtësi. Ishte PS ajo që ideoi dhe mbështeti vënien në praktikë të reformës, dhe shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK dhe kush kundërshtoi Reformën.
PS dhe kjo qeveri është e vendosur të mbështesë me çdo kusht konsolidimin e saj. Shqiptarët e shohin shumë mirë se si të hënave shënjestrohen prokurorët e PSAK dhe ngryset java me eurfori kur subjekte hetimi janë kundërshtarë politikë.
Ne flasim për standarde, ju për kallëzime dhe të pandehur kur këta i keni në ballin tuaj. Rotacioni politik vendoset me votë jo me vendime gjykatash”, tha ministri në Kuvend.
Dje kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self u ndal veçanërisht te Shqipëria, duke theksuar se duhet rishikuar reforma në drejtësi.









