Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot në seancën e Kuvendit ka folur me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë Edi Ramës dhe zv. kryeministres Belinda Balluku, teksa tha se përpiqen të shmangin llogaridhënien e vjedhjeve më të paturpshme të historisë së vendit.
“Parlament fals në regjimin e një njeriu që ka marrë çdo pushtet. Njeriu i cili arrin të bllokojë vendimet e gjykatave dhe prokurorisë për vjedhjet monstruoze të qytetarëve. Një njeri që ushtron presion të tmerrshëm tek Gjykata Kushtetuese. Ka vendosur të fshehë të gjitha shpenzimet e tij, si Enver Hoxha. Kjo praktikë ka ekzistuar vetëm në diktaturën komuniste, vetëm për Enverin, jo për Mehmetin, po për Enverin llogaritë ishin në një llogari të veçantë që përveç Nexhmies askush tjetër s’i kontrollonte. Ky është Parlamenti shqiptar, Parlamenti që mblidhet në ditën më të zezë të akteve antidemokratike”, tha Berisha nga foltorja”, u shpreh Berisha.
Berisha akuzoi qeverinë sipas raportit të Bankës Botërore, se vjedh 90% të fondeve të ndërtimit.
“Ndërkohë që një ministër është mbërthyer në të gjithë skemën e saj nga mesazhet, fotot, dokumentet etj. etj., të gjetura në telefonat e Ervis Berberit. Ndërkohë që një kryeministër është kapur në çark si miu në telefonat e Berberit, ku vërtetohet se oferta 140 mln euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u zëvendësua me ofertën 190 mln euro të kompanisë turke pas udhëtimit të Ankara të Ramës me atë që quhet Lubi Balluku. Ndërkohë që vërtetohet nga Banka Botërore se 90% e të gjitha fondeve të ndërtimeve vidhen”, u shpreh kreu i selisë blu.









