-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Veliajt bllokon seancën në GJKKO: Pa dosjen në dorë s’ka mbrojtje

Kryesoret

Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, e parashikuar për sot në GJKKO, u shty për në 12 dhjetor pasi mbrojtja kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me materialet e hetimit.

Avokati Artan Gjermeni deklaroi në sallë se i pandehuri nuk është vënë ende në dijeni të plotë të dosjes hetimore dhe për këtë arsye nuk mund të paraqiste qëndrimet e mbrojtjes.

Ai theksoi se pa u njohur me dokumentacionin, çdo parashtrim do të ishte i pamundur dhe në kundërshtim me të drejtën për mbrojtje.

“Klienti im, Erion Veliaj, nuk është vënë ende në dijeni të plotë me dosjen hetimore. Në këto kushte, ne nuk mund të paraqesim parashtrime, sepse mbrojtja nuk mund të ushtrohet pa u njohur më parë me materialet,” shprehet avokati.

Shtyhet më 12 dhjetor seanca për Erion Veliajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit