-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belind Këlliçi fton të rinjtë në Foltore: 8 Dhjetori, dita e përgjegjësisë së brezit të ri

Kryesoret

Deputeti i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ftuar të rinjtë që të marrin pjesë në Foltoren e 8 Dhjetorit në orën 18:00 para kryeministrisë.

Ai thekson se Dita e Rinisë simbolizon përgjegjësinë e brezit të ri për të përballuar sfidat e vendit dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe lirinë e tyre, duke mos pranuar status quo-në dhe duke angazhuar energjitë dhe kreativitetin e tyre për të ardhmen.

“8 Dhjetori, si Dita e Rinisë dhe simboli i Lëvizjes Studentore, është mishërimi i një gjysëmshekulli uri të rinisë dhe popullit shqiptar për liri, për dije, për dinjitet.
Pavarësisht se simbolikat ndryshojnë me kohën, kauza e madhe vijon të jetë aktuale edhe në kontekstin ku jetojmë.
Shqiptarët ende aspirojnë të jetojnë në një shtet të lirë, demokratik, të begatë dhe të modernizuar.
Rinia shqiptare i ka të gjitha potencialet për ta aktualizuar këtë liri.
Askush më mirë se të rinjtë nuk e ndjen pengimin e aftësive, stanjacionin ekonomik, frustrimin e potencialit të tyre të jashtëzakonshëm. Pavarësisht propagandës, të rinjtë nuk janë apatikë apo indiferentë.
Ata shohin dhe kuptojnë gjithçka, përfshirë dhe faktin se janë lënë qëllimshëm larg vendimmarrjes, barazisë në meritë me qëllimin e vetëm patronazhimin e shoqërisë në çdo qelizë.
Në të njëjtën kohë, është në dorën e të rinjve të vetëdijësohen për situatën kritike që vendi po kalon.
Të keqes mos t’i përgjigjemi me ikje, por me përballje.
Me të gjitha energjitë e tyre, kreativitetin, forcën e mendimit, rinia duhet të realizojë me çdo e mos sot, kushtet për të ardhmen që dëshiron nesër.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit