Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Falë gjykimit të shkurtuar, dënimet u ulën me një të tretën.
Florian Habilaj u dënuar me 10 vite burg, ndërsa Sabaudin Çelaj do të vuajë gjithashtu 10 vite.
Armando Sulaj dhe Tigrens Mëzuraj u dënuan me 6 vite burg secili. Të katër do të qëndrojnë në burgje me siguri të lartë.









