-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hidhet shorti! Shqipëria sytë nga Amerika për Botërorin

Kryesoret

Sot, në orën 18:00 në Uashington Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë kundërshtarët e tyre nëse arrijnë të marrin një biletë për në Kupën e Botës 2026.

Në edicionin e ri të Botërorit do të marrin pjesë 48 ekipe, nga të cilat 42 janë kualifikuar zyrtarisht ndërsa 6 biletat e tjera do të mësohen nga faza Play Off e këtij kompeticioni (në të cilën bëjnë pjesë dhe Shqipëria me Kosovën).

Shqipëria dhe Kosova janë në vazon e katërt dhe shanset që dy përfaqësueset shqiptare të peshkojnë gjigandë të futbollit botëror janë shumë të mëdha.

Por më parë duhet të kalojmë Play Off-in aty ku Shqipëria do të luajë me Poloninë në Varshavë në datën 26 mars dhe në rast se arrin të kualifikohet në finale do të luajë me fituesin e çiftit Ukraianë-Suedi në 31 mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit