Komisioni i Disiplinës ka vendosur masa të forta ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës pas incidentit të dhunës para ndeshjes kundër Skënderbeut në Kategorinë e Parë.
Klubi është gjobitur me 500 mijë lekë dhe do të luajë ndeshjet si pritëse në distancë minimale prej 50 kilometrash nga stadiumi i tyre.
Pezullime katër ndeshjesh janë dhënë për futbollistët Adolf dhe Brajan Selmani, Bruno Arrabal, si dhe për zyrtarin Jornels Selmani.
Ndeshja e radhës me Skënderbeun do të zhvillohet më 17 mars në ‘Elbasan Arena’.









