Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, reagoi ndaj gjobës që Bashkimi Evropian vendosi ndaj platformës X të Elon Musk, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj popullit amerikan dhe teknologjisë amerikane.
“Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja. Epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund.”









