-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotot para syve! Si u zbulua Nevzat Spaho, Marselo Arani dhe Mand Kola në vrasjen e Mëhallës

Kryesoret

“…nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Mondi Mëhallës, unë kam mbajtur makinën “Audi” për ta shitur. Makinën ia kam marrë Xhino Agos, por këtë mjet, unë ja kam lënë tre personave, ku njëri prej tyre ishte Armando Kola, nga Laçi, me të cilin kam njohje…”.

Kështu ka deklaruar në policinë e Elbasanit Naldi Gjini, personi i parë që u ndalua nga policia si i dyshuar për vrasjen e Mondi Mëhallës alias Hyka në Elbasan.

Bashkëpunimi i Naldi Gjinit ka qenë tek procedura për paraqitje për njohje të personave të dyshuar.

Naldi Gjini është përballur në polici me fotografitë e disa personave, ku mes tyre ai ka njohur Armando Kolën, Nevzat Spahiun dhe Marselo Aranin si tre njerëzit që kishin qenë së bashku kur ai i kishte lënë makinën.

Gjini ka vendosur gishtin tregues tek fotot e 3 personave, çka solli që policia kriminale e Elbasanit më pas të nisë kërkimet për gjetjen e tyre.

Marsel Arani është identifikuar edhe nga një kamerë e një garazhi në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, teksa përdorte makinën tip “Audi” që u përdor në vrasjen e Mondi Mëhallës.

Ndërsa pamjet filmike janë të qarta, policia gjatë këtyre ditëve nuk ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Marselo Aranin, i cili është zhdukur duke thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte marrë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në kërkim vijon të jetë edhe laçiani Armando Kola. Kurse i vetmi person që ka identifikuar përmes fotografive Naldi Gjini dhe që tashmë është arrestuar nga policia, është Nevzat alias Navi Spaho.

Sipas policisë së Elbasanit, Nevi Spaho nuk ka pranuar të japë shpjegime, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë ndihmuar autorin e krimit të largohet pas kryerjes së veprës përmes segmentit rrugor Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë.

Dyshimet janë se Nevzat Spaho mund të ketë shërbyer si shofer i personit që ka qëlluar mbi Mëhallën, nga momenti kur ai e ka djegur makinën në zonën e Mirakës, shumë pranë hotel “Ballkan”.

Tashmë policia e Elbasanit po punon për të lokalizuar dhe arrestuar një person të huaj të quajtur Oliver.E, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e Mondi Mëhallës, duke u mbështetur më pas nga Nevi Spaho nga Prrenjasi./Syri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit