Situta e paqëndrueshme e motit dhe reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë kësaj jave kanë shaktuar rrënie gurrësh dhe erozion në disa zona, ku kanë dëmtuar disa linja të furnizimit me ujit të pijëshëm pë banorët.
Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz në një gjatësi prej 85 m të kësaj linje furnizimi, që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë dhe me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, ndërsa po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situatës.
Gjatë ditës së sotme, përmes zgjidhjeve teknike alternative, është bërë furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, ndërkohë, disa fshatra vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm.
Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës bëjnë të ditur se punohet për rikthimin normal të furnizimit edhe në këto zona dhe situata po mbahet në monitorim.









