-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkesë GJKKO: Të niset gjykimi për 32 trafikantë të emigrantëve

Kryesoret

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, të cilët akuzohen për trafik emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe grup kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca.

Sipas SPAK këta persona akuzohen se gjatë viteve 2022-2024 kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.

Pasi siguronin dokumente të falsifikuara, anëtarët e grupeve gjenin ndërmjetësit për t’i dërguar shqiptarët drejt këtyre vendeve, kundrejt një pagese të caktuar. Transportimin e dokumenteve dhe personave e kryenin përmes agjencive “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, falsifikim dokumentesh, grup të strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale, kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit