Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë mohon se ka pasur zgjedhje. Në deklaratë rrëzohen lajmet që kanë qarkulluar në media dhe sqarohet se President i USSH është zgjedhur Almiro Gurakuqi.
“Njoftim! Në lidhje me lajmin e publikuar në disa portale për zgjedhjen e “Presidentit të USSH”, njoftojmë stomatologët, ndihmësstomatologët dhe të gjithë opinionin publik se zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025.
Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH.
Për këtë arsye, USSH përgënjeshtron çdo lajm, i cili ka si qëllim dezinformimin dhe çorientimin e stomatologëve, ndihmësstomatologëve dhe opinionit publik në lidhje me këtë çështje.
Organet e USSH janë duke e ndjekur këtë çështje pranë institucioneve kompetente ligjore. Gjithashtu, USSH vazhdon veprimtarinë e saj në përmbushje të missionit të përcaktuar me ligj.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin” shkruan Almiro Gurakuqi Presidenti i USSH.









