-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i kreut të Urdhrit të Stomatologut, BIRN: Shpërdorim detyre, nepotizëm dhe abuzime financiare

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës njoftoi të shtunën më 4 tetor, vendimarrjen për pezullimin e ushtrimit të detyrës ndaj Presidentit të Urdhërit të Stomatologut, Nikoll Deda, i akuzuar për shpërdorim detyre, nepotizëm dhe abuzime financiare.

Sipas njoftimit, Prokuroria kishte nisur një hetim ndaj Dedës në janar të këtij viti, pas kallëzimit të një personi me inicialet A.G, që e akuzonte atë për abuzime financiare dhe manipulime me vendimarrjen e Këshillit Kombëtar.

Po ashtu, në kallëzim është parashtruar se me vendimin e Gjykatës Administrative në vitin 2020 është vendosur sigurimi i padisë për dy vendime, por shtetasi Nikoll Deda, në cilësinë e presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Duke iu referuar kallëzuesit, prokuroria bënë me dije se në shtator të vitit 2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350 m2, në vlerën 700 mijë euro. Sipas tij, për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë.

Gjithashtu, ka referuar se Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250 mijë euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti Deda./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit