-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu: Takimi me Trump më 29 Dhjetor do të fokusojë fazën e dytë të paqes për Gazën

Kryesoret

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 29 dhjetor, njoftoi një zëdhënës i qeverisë izraelite. Takimi do të fokusohet në fazën e ardhshme të zbatimit të marrëveshjes së paqes për Gazën, e cila është afër realizimit.

Netanyahu theksoi se diskutimet do të përqendrohen në mundësitë për paqe dhe mënyrat për të përfunduar sundimin e Hamasit në Gazë.

Marrëveshja e paqes për Gazën, që ka për qëllim të sjellë fundin e luftës dyvjeçare, përfshin, ndër të tjera, lirimin e pengjeve izraelite dhe krijimin e një qeverie teknokratike palestineze, nën mbikëqyrjen e një “këshilli ndërkombëtar paqeje” dhe mbështetje nga një forcë ndërkombëtare sigurie.

Netanyahu theksoi se faza e parë e planit është afër përfundimit, ndërsa bisedimet për fazën e dytë janë shumë të rëndësishme.

Në Gaza, dhuna është zvogëluar që pas armëpushimit më 10 tetor, por nuk ka pushuar plotësisht. Hamas ka dorëzuar 20 pengje të gjallë dhe 27 trupa, ndërsa pritet ende lirimi i një pengu tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit