Gjykata e Apelit në Kanada ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e një polici dhe djalit të tij në vitin 2000 në Fier, të mos ekstradohet nga Kanadaja.
Sipas mediave, gjykatësit janë shprehur se provat nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ekstradimin dhe burgosjen e tij.
Brahimi u dënua me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000 në Fier.
Ai u arratis dhe u arrestua më vonë në Kanada, ku fshihej nën identitetin e Piro Kota, në mënyrë që t’i fshihej drejtësisë shqiptare.









