-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos më çoni në Shqipëri!” Vrau policin dhe djalin e tij 8-vjeç, autori i trembet burgimit përjetë

Kryesoret

Engjëll Brahimi është një i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeç, 23 vite më parë.

Mësohet se ai ka kërkuar nga autoritetet kanadeze, ku po qëndron, që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur Pishporo, në Fier. Në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10-vjeç.

Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit