Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bushat-Mjedë, ku sipas informacioneve një motor me drejtuesin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L.
Nga aksidenti është lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale, në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.









